19.05.2015 · përditësuar para 4089 dite1 min lexim
Anna Larson, nga Olympia ka dy vajza. Njërën nga to e kishte adoptuar 5 vite më parë nga Etiopia.
Ajo është me profesion fotografe, e duke e parë lidhjen që kishin krijuar dy vajzat e saj dhe paragjykimet që bëhen kundrejt procesit të adoptimit kishte vendosur që të realizonte një set fotografish me të dyja ato protagoniste.
"Lidhja e tyre ishte evidente, dhe kjo shihej edhe në fotografitë e zakonshme që ia realizoja. Në foto shihej ngjashmëria e tyre, qe unë besoj se ka lindur nga miqësia e tyre. Ato janë dy individë të ndryshëm, dy personalitete të ndryshme por unë shoh shumë ngjashmëri mes tyre".
Larson shton se ato janë dy shpirtra që vijnë nga anë të ndryshme të botës dhe adoptimi i bëri bashkë e tash janë të pandashme.
"Nuk është lëkura ajo që na bën të dallojmë nga të tjerët, nuk duhet të jetë lëkura ajo që krijon ndasi dhe distanca.Kur ne rritemi përkrah njëri tjetrit, ngjashmëritë tona lulëzojnë"
Larson shton se kjo seri e fotografive është si pasojë e dëshirës së saj për ta dokumentuar jetën dhe lidhjet mes njerëzve, transmeton Klan Kosova.
"Çdo moment është jetë. Unë bëj fotografi që këto momente të mos i humbas" përfundon ajo.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.