Lajmet e fundit

Dy meshkuj i kanë mbyllur dy vajza në një banesë në Drenas, ku i kanë rrahur.
Ato kanë raportuar se më pas, të njëjtin i kanë dërguar në një shtëpi, ku i kanë maltretuar dhe ua kanë dëmtuar telefonin, përcjell Klankosova.tv.
"Dy viktimat femra kosovare, kanë raportuar se, derisa kanë qenë në shoqëri me dy meshkuj kosovar, të njëjtit i kanë dërguar në një banesë , dhe i kane mbyllur kundër dëshirës së tyre dhe i kanë sulmuar fizikisht. Të njëjtit me pas me veture viktimat i kanë dërguar edhe në një shtëpi i kanë maltretuar dhe u kanë dëmtuar telefonin. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat kanë pranuar tretman mjekësor", thuhet në raportin e policisë.