20.05.2017 · përditësuar para 3361 dite1 min lexim
Kanë mbetur edhe pak kohë deri në fillimin e ndeshjes Bayern Munich vs Freiburg, në kuadër të xhiros së fundit të Bundesligës dhe kjo ndeshje do jetë e fundit për dy nga lojtarët më të mirë të Bayernit dhe Europës, njofton Klan Kosova.
Philipp Lahm dhe Xabier Alonso Olano, i njohur shkurt si Xabi Alonso do ta luajnë ndeshjen e fundit në karrierën e tyre profesionale në futboll.
Njëri gjerman e tjetri spanjoll, të dy janë legjenda të futbollit europian.
Përfromancat e tyre për klubet ku kanë luajtur kanë qenë kyçe për arritjen e rezultateve, por edhe fitimin e shumë trofeve.
Nëse numërojmë kupat e të dyve atëherë janë hiç më pak se 12 tituj ligash, tetë kupa, tri Liga të Kampionëve, dy kupa të botës dhe dy europiane.
https://www.youtube.com/watch?v=9RnPNhs-U_w
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.