Lajmet e fundit

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar në Maqedoninë e Veriut.
G.Z, 20-vjeç dhe D.M 19-vjeç, u ndaluan nga policët e stacionit Bogorodicë në pikë kufitare në Gjevgjeli.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.
Të dy kosovarët dyshohen se kanë kryer kontabandë me migrantë sirianë.
"Gjatë kontrollit në automjetin “Volkswagen Turan” me targa të Kosovës, i cili është drejtuar nga Z.G, ndërsa M.D ka qenë bashkudhëtar, janë gjetur shtatë emigrantë nga Siria", thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv
“Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Gjevgjeli dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim.