Lajmet e fundit

Kampionati Evropian i futbollit “EURO 2020” do të nis sot me fillim nga ora 19:00, me ceremoninë hapëse të tij, para duelit të parë, Turqi – Itali.
Por në këtë kampionat, e veçantë tjetër është se do të ketë dy kombëtare debutuese, transmeton Klan Kosova.
Njëra do të jetë Kombëtarja fqinje e Maqedonisë së Veriut, e cila dirigjohet nga pesëshja shqiptare, në krye me Enis Bardhin.
Maqedonasit për herë të parë do të luajnë në një kompeticion të tillë, pas pas mëvetësimit nga Serbia.
Ndërsa, debutim në një eveniment të tillë do të bëjë edhe Kombëtarja skandinave, Finlanda, e cila kishte një edicion fantastik në fazën e grupeve.