Lajmet e fundit

Leicester City dhe West Ham United duan që ta transferojë futbollistin e krahut te Manchester City, Patrick Roberts, raporton mediumi britanik Express.
Ai do të kthehet nga huazimi te kampioni i Skocisë, Celtic, dhe dy klubet angleze duan që ta sjellin atë në radhët e veta.
Roberts i ka kaluar dy sezonet e fundit në ‘Parkhead’, dhe e ardhmja e tij te City do të ishte e paqartë në rast të rikthimit të tij më vonë gjatë këtij muaji.
Dhelprat dhe Çekanët po shpresojnë që ta transferojnësë 21 vjeçarin, i cili vlerësohet se kushton 17 milionë euro.