Lajmet e fundit

Futbollisti i Kosovës, Ibrahim Dresevic, është duke u kërkuar nga klubet që vijnë nga Serie A dhe Bundesliga.
Skuadra e parë që ka shprehur interesim për kosovarin është Sampdoria, por që pas tyre tani në garë është futur edhe Augsburgu, transmeton Klankosova.tv.
Sipas medieve italiane, Sampdoria ka kohë që është duke e shikuar si mundësi kosovarin, i cili do t’i skadojë kontrata me Heerenvenin.
Dy klubet pritet të garojnë për të marrë kosovarin, i cili në këtë sezon ka shkëlqyer me skuadrën holandeze.
Dresevic këtë sezon në Holandë zhvilloi 32 paraqitje.