Lajmet e fundit
Keylor Navas do të mungojë në dy ndeshjet e para të parasezonit të Real Madridit.

Gardiani i kostarikas do të mungojë në dy ndeshjet e para parasezonale të Real Madridit.
Prandaj, Real Madridi është duke kërkuar dikë që do të ruajë portën nëse Iker Casillas largohet dhe David de Gea nuk e kompleton nënshkrimin në kohë.
Plani i rehabilitimit përfshinë trajtimin e gardianit me injeksione me plazmë të pasuruar dhe pushim njëjavor pas kësaj.
Më pas portierit do t'i duhen edhe dy javë tjera për të qenë i gatshëm për lojë. Me këtë plan, Navas do të jetë gati për të luajtur kundër Interit më 27 korrik në Guangzhou.