25.08.2019 · përditësuar para 2508 dite1 min lexim
Scarlett Johansson ka kryesuar listën e aktorëve më të paguar të Forbes për të dytin vit me radhë - por është vetëm aktorja e tetë më e paguar në përgjithësi.
Të ardhurat e 34 vjeçares prej 56 milionë dollarë, e listojnë pas aktorit Adam Sandler që u rangua i shtati në listë.
Ajo fitoi 15.5 milion dollarë më shumë sesa në vitin 2018, kryesisht falë suksesit të filmit Avengers:Endgame.
https://www.youtube.com/watch?v=TcMBFSGVi1c
Aktorja e serialit Modern Family, Sofia Vergara është e vetmja femër tjetër që futet në top dhjetëshen e përgjithshme.
Në fillim të kësaj jave, Dwayne Johnson u shpall si aktori më i paguar i 12 muajve të fundit, duke bërë 89.4 milion dollarë sipas renditjes vjetore të fundit nga ekspertët financiarë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.