Lajmet e fundit

Mjaftojnë dy gota verë që të ulin kualitetin e gjumit pë rreth 40 % tek persona të ndryshëm ka treguar një studim i ri.
Konsumimi i lartë i alkoolit, që mund të definohet si dy gota për një natë tek gratë dhe tre gota tek burrat, ulë kualitetin e gjumit për 39.2%, përderisa efektet negative janë më të theksuara tek personat në moshë më të re.
Studime të mëparshme kane treguar se alkooli bën që njerëzit të kalojnë më pak kohë në gjumë të thellë dhe të rehatshëm dhe të kalojnë më shumë kohë në fazën e mbylljes së shpejtë të syve, atëherë kur edhe shohim ëndrrat.
Autorja e studimit, Tero Myllymaki nga Universiteti i Teknologjisë Tampere në Finlandë, ka thënë se “edhe nëse jeni të rinj dhe aktiv mund të prekeni nga efektet negative të konsumimit të tepërt të alkoolit sa i përket rehatisë së gjumit”.