Lajmet e fundit

Ylli shqiptar me nënshtetësi maqedonase, Enis Bardhi, ka shënuar dy herë në barazimin mes Levantes dhe Atletico Madrid.
Të parët që kaluan në epërsi ishin Atletico, me anë të Antonio Griezmann, i cili shënoi golin e parë që prej kthimit në ish klubin e tij.
Pak para fundit të pjesës së parë, Levante fitoi një penalti, ku i saktë nga pika e bardhë u tregua Enis Bardhi në minutën e 37-të të takimit.
https://twitter.com/LaLigaEN/status/1453819852909645827
Deri në minutën e 76-të, rezultati ishte i njëjt, kur për golin e dytë të Atleticos u përkujdes 21 vjeçari, Matheus Cunha, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja u tensionua kur në minutën e 81-të, trajneri i Atleticos Diego Simeone u ndëshkua me karton të dytë të verdhë duke u përjashtuar nga bankina madrilene.
Kur ndeshja mendohej se do të mbyllej me fitoren e Atletico Madridit, arbitri i ndeshjes akordoi penaltinë e dytë për Levanten, ku Enis Bardhi u tregua përseri i saktë duke barazuar shifrat në 2-2, për ta vulosur edhe rezultatin përfundimtar.
Momentalisht, Atletico Madrid gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 19 pikë, ndërsa Levante në pozitën e 19-të me vetëm gjashtë pikë.