Tottenham Hotspurs dhe Manchester United kanë ndarë pikët në Londër, 2-2, në ndeshjen hapëse të xhiros së 11-të të Premier Ligës.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Manchesterit kur Bryan Mbeumo shënoi në minutën e 22-të.
Rezervisti Mathys Tel barazoi rezultatin në minutën e 84-t, teksa Richarlison bëri përmbysjen në minutën e parë shtesë.
Mirëpo, në skenë doli Mathijs de Ligt në minutën e pestë shtesë duke shënuar për 2-2 dhe duke vulosur rezultatin përfundimtar të këtij takimi.
Tani, Tottenhami ndodhet i treti me 18 pikë po aq sa ka Unitedi...por në vendin e shtatë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.