Sulmuesi francez, Michael Olise po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Bayernin, duke u shndërruar në një nga lojtarët kyç të skuadrës së Vincent Kompany.
Paraqitjet e tij në Bundesliga dhe Champions League kanë tërhequr vëmendjen e gjigantëve evropianë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas mediave britanike, Real Madrid dhe Liverpool po monitorojnë nga afër situatën e sulmuesit francez, i cili ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2029.
Megjithatë, Olise mbetet i fokusuar te klubi bavarez, ku po shkëlqen dhe po justifikon statusin e një ylli në rritje të futbollit evropian.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.