Lajmet e fundit

Juventus po përballet me garë nga klubi i Premier Ligës, Chelsea për nënshkrimin e mesfushorit të Realit, Isco.
Gjigantët e La Ligas kanë shkarkuar ish-trajnerin e Napolit Rafael Benitez dhe kanë zëvendësuar atë me ish legjendën e klubit , ish-topin e artë të botës Zinedine Zidane mesditën e së hënës, një lëvizje që mund të ketë ndikim edhe tek ndonjë marrëveshje për 23 vjecarin.
Sipas Calcio Mercato, ndërrimi i trajnerit mund ta përshpejtoj Massimilano Allegrin që të bëj plane që të nënshkruaj me kreatorin e lojës që në afatin kalimtar të janarit,përcjellë Klan Kosova.
Chelsea në anën tjetër e dëshiron lojtarin, situata komplikohet pasi njoftohet se Zidane e dëshiron Hazaradin e Chelseas në skuadër dhe një shkëmbim i tyre mund të jetë në horizont.