Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubim elektoral në Rahovec.
E përmes një postimi të bërë nga LDK-ja në Facebook, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku dëgjohet duke thënë se ata i përgjigjen thirrjes ‘dy gishta lart’, transmeton Klankosova.tv.
“Ne i përgjigjemi thirrjes dy gishta lart, ne jemi Lidhja Demokratike e Kosovës”, u shpreh Abdixhiku.
E qytetarët e Rahovecit iu përgjigjën kësaj thirrjeje me duartrokitje e fishkëllima.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.