Policia e Korçës ka dhënë detaje zyrtare pas gjetjes së dy emigrantëve të paligjshëm pa shenja jete në një zonë malore.
Sipas njoftimit të forcave të rendit atje, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, në vendin e quajtur “Qyngji”, janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj, të dyshuar si emigrantë nga Afrika, të moshës rreth 20–22 vjeç, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
Nga këqyrja paraprake e trupave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës.
https://klankosova.tv/e-rende-ne-korce-gjenden-te-vdekur-dy-emigrante-siriane-1111/
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.