Sonte dhe nesër do të zhvillohen çerekfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll.
Peja në mbrëmjen e sontme i del ballë Sigal Prishtinës, ndërkaq Vëllaznimi Golden Yllit.
Ndërkaq nesër, Proton Cable Prizreni ballafaqohet me Trepçën, teksa Bora me Bashkimin.
Të katër ndeshjet e shtrira në dy ditë do të luhen nga ora 19:00.
Në
Art Motion, derbin Peja-Sigal Prishtina mund ta ndiqni në
Sport 1, nën komentimin e Agon Fehmiut. Ndërkaq Vëllaznimi-Golden Ylli jepen në
Sport 2 nën komentimin e Arbon Flugajt.

●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.