Lajmet e fundit

Dy ndeshje mjaft intersante do të zhvillohen në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në "Fadil Vokrri" Prishtina do të ketë punë me Trepçën 89, e cila fillon nga ora 13:00.
Skuadra nga kryeqyteti do të kërkoj fitoren për të mbajtur hapin në luftë për titull.
Takim interesant dhe jo i lehtë për të dyja skuadrat do të jetë në Suharekë, në mes të liderit të ligës Ballkanit dhe Llapit që kërkon mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
Ballkani-Llapi, fillon nga ora 13:30.