Dy persona kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në Pejë.
Të dy të dyshuari janë arrestuar, dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, përcjell Klankosova.tv.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.