Një qark i Maryland organizoi një festë ditëlindjeje për dy binjake që festuan 100 vjetorin e lindjes në fillim të këtij viti.
Qarku i Prince George e organizoi festën për Elaine Foster dhe Evelyn Lowe, si pjesë e nismës vjetore të Zyrës së Marrëdhënieve me Komunitetin “100 Ngjarjet e Verës”.
Foster dhe Lowe - të cilat janë lindur dhe rritur në këtë vend, morën lule, tullumbace, shporta dhuratash dhe gift-karta për të ngrënë në restorantet e tyre të preferuara.
Binjaket ia atribuuan jetën e tyre të gjatë kujdesit ndaj vetes dhe bërjes së kontrolleve vjetore mjekësore.
https://www.youtube.com/watch?v=LYfBPB1PPm4
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.