Lajmet e fundit

Dy bankat më të mëdha të Rusisë presin të hapin degë dhe zyra në rajonet e Ukrainës që Moska pretendon se i ka aneksuar.
Shefi ekzekutiv i Sberbank, German Gref tha në dhomën e lartë të parlamentit të Rusisë se banka do të jetë "e pranishme në të gjithë territorin e vendit", raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa shefi ekzekutiv i VTB, Andrei Kostin tha se ata do të hapnin dy zyra në Luhansk në korrik dhe kishin plane të fillonin t'u shërbenin klientëve në Donetsk dhe qytetin port të Mariupol deri në fund të vitit.
Presidenti rus, Vladimir Putin aneksoi rajonet e Ukrainës Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia në shtator 2022, pas referendumeve të cilat Ukraina i quajti mashtruese.
Masa u dënua nga shumë vende si të paligjshme. Forcat ruse kontrollojnë vetëm pjesërisht katër rajonet.