Njëri nga lojtarët më të mirë në NBA në dekadën e fundit, Dwyane Wade (Duejn Uejd) ka bërë të ditur se do ta lë Miamin (majamin) për t'u bashkuar me Chicago Bulls (Shikago Bulls).
Në një letër që i ka adresuar klubit të deritashëm dhe fansave të ekipit nga Florida ka thënë se ky ka qenë një vendim emocional.
"Pas 13 vjetëve kam vendosur ta vazhdoj rrugëtimin tim të Chicago Bulls. Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, por besoj se kjo është një zgjedhje e mirë për mua dhe familjen time", ka thënë Wade, njofton AP, transmeton Klan Kosova.
Uejd ka fituar tre tituj kampioni të NBA me Majamin.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.