Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, ishte e ftuar si ligjëruese mysafire në programin prestigjioz FIBA TIME OUT 3.0.
Ajo ndau rrugëtimin e saj profesional me pjesëmarrës nga mbarë bota, transmeton Klankosova.tv.
Dushku mbajti prezantimin “Rrugëtimi im drejt lidershipit në sport”, duke ndarë përvojat e saj nga sportiste në lidere, si dhe këshilla konkrete për ndërtimin e karrierës pas sportit aktiv.
Përveç Dushkut, në këtë program kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga Kosova, si Artina Hasani, Fisnik Juniku dhe Granit Rugova.
Postimin e plotë, e gjeni në linkun e mëposhtëm:
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.