Lajmet e fundit
Federata Braziliane e Futbollit do të vendosë në një takim të jashtëzakonshëm të martën nëse Dunga do të vazhdojë të mbetet përzgjedhës i përfaqësueses.

Periudha e Dunga në krye të përfaqësueses së Brazilit mund të shohë fundin së shpejti.
Goli i vonë i Dani Alves që i dha një pikë Seleçao në përballje me Paraguain të martën nuk ishte i mjaftueshëm për të qetësuar kritikat e mëdha për punën e selektorit.
Federata Braziliane e Futbollit pritet të thërrasë Dungan dhe koordiantorin e përfaqësueses Gilmar në një takim të jashtëzakonshëm për të vendosur hapat me mëtutjeshëm.