Lajmet e fundit

Ekipi Dundenlange nga Luksemburgu ka arritur të shënojë fitore të vlefshme në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Europa League.
Ata e përmbysen epërsinë prej 1:0 si mysafir të Shkëndisë nga Tetova.
Ekipi "Kuq e zi" realizoi qysh në minutën e 7-të të takimit nëpërmjet Agon Ibraimit.
Dundelange në pjesën e dytë të takimit, për hiç më shumë se katër minuta, e rikthyen rezultatin në favor të vetin.
Fillimisht për 1:1 shënoi Adel Bettaieb që realizoi në minutën e 64-të. Ndërsa, në minutën e 68-të për 1:2 shënoi Danel Sinani.
Kjo fitore i jep një përparësi të lehtë skuadrës nga Luksemburgu. Ndeshja kthyese do të luhet pas një jave.