Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka pritur sot në takim një grup të rinjsh nga komunitete të ndryshme të Kosovës.
Ajo gjatë këtij takimi tha se është kënaqësi kur organizatat rinore kërkojnë takime për të shprehur idetë dhe kërkesat e tyre sepse kjo ua mundëson asaj dhe ministrisë t’i realizojnë politikat rinore.
“Ne kemi paraparë 400 të rinj të certifikojmë si ndërmarrës të rinj. Kjo rrjedhimisht reflekton në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Për mua ka qenë kënaqësi që në Ranilluk u dhanë certifikimet e para për të rinjtë e komitetit serb dhe kjo do të vazhdohet edhe më tutje me certifikimet që do tu bëhen të rinjve të etnive të ndryshme”, u shpreh Dumoshi.
Ndërkaq, Egzona Shala, drejtoreshë e EKOS-it, falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen në emër të të rinjve pjesëmarrës.
“Këta të rinj kanë shprehur vullnetin të vijnë e të krijojnë një komunikim të ndërsjellë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, tha ajo.
Pas këtij takimi ministrja së bashku më të rinjtë vizituan Muzeun e Kosovës ku u priten nga drejtori i muzeut Ajet Leci.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.