Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, priti në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson.
Dumoshi e njoftoi Richardson për ballafaqimin e MKRS-së me sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga pandemia Covid-19, si dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër me fokus të veçantë për sektorin e rinisë, njofton Klan Kosova.
Richardson e ftoi ministren Dumoshi për pjesëmarrje në takimin me RYCO si dhe ofroi mbështetjen e saj në fushat të cilat i përfshin MKRS në veçanti dikasterin e rinisë.
Në përfundim të takimit u dakorduan për bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.