Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, është kurorëzuar “Lojtari i Javës” në Ligën e Kampionëve të UEFA-s, pas një performance të shkëlqyer në fitoren historike si mysafir ndaj Barcelonës.
Holandezi 29-vjeçar ishte i përfshirë në të tre golat e shënuar për Nerazzurrët, duke dhënë atë që shumë e quajnë lojën e tij më të mirë me fanellën e Interit.
Vitinha i Paris Saint-Germain përfundoi i dyti në votimin për “Lojtarin e Javës” pas një paraqitjeje të fortë për kampionët francezë, por ishte Dumfries ai që vodhi titujt e gazetave me një performancë që mund të riformësojë fatin evropian të Interit. / Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.