Inter dhe Barcelona u ndanë baras 3:3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Denzel Dumfries ishte meritor në të tre golat e Zikaltërve, duke asistuar në të parin dhe duke i shënuar dy të tjerët.
Sidoqoftë, Interi nuk arriti ta ruajë avantazhin as te 0:2 e as te 2:3, pasi vendësit barazuan.
Megjithatë, Dumfries u zgjodh në fund lojtar i ndeshjes edhe pse nga fotografia nuk duket edhe aq i lumtur pasi klubi i tij nuk u largua me fitore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.