Dukagjini është në finale të barazhit pas fitores 2:1 kundër Flamurtarit.
Golat për Dukagjinin i shënuan Fatlum Gashi dhe Labinot Osmani, kurse për Falmurtarin golin e vetëm e shënoi Bashkim Shala, ndërsa në finale të barazhit Dukagjini do ta pres skuadrën që do të përfundojë në pozitën e tetë në Superligën e Kosovës në Futboll, transmeton Klan Kosova.
Momentalisht këtë pozitë e mbanë Arbëria me 40 pikë, por që gara për barazh mbetet e hapur, pasi që Trepça '89 është në luftë për ta siguruar këtë pozitë që i dërgon në barazh dhe momentalisht është në pozitën e nëntë me 39 pikë.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.