Lajmet e fundit

Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-0, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Golin e parë e ka shënuar Syla në minutën e 17’, me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Bujar Shabani e dyfishoi epërsinë e ekipit nga Klina, në minutën e 50’.
Për golin e fundit u përkujdes Altin Mërlaku, në minutën e 81’, duke e vulosur fitoren e klinasve.
Dukagjini pas 15 xhirove ka grumbulluar 20 pikë dhe renditet në vendin e gjashtë.
Ndërkohë, Fushë Kosova pozicionohet në pozitën e parafundit me 10 sosh. /Klankosova.tv.