Lajmet e fundit

Dukagjini e ka mposhtur me rezultat të thellë 4-1, Ferizajn, në kuadër të javës së nëntë në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Sefa, në minutën e 7', derisa në minutën e 22', Altin Merlaku, e barazoi rezultatin .
Dior Zabergja pak para se të përfundonte pjesa e parë, e kaloi në epërsi Dukagjinin, për herë të parë në ndeshje.
Dukagjini në pjesën e dytë shënoi edhe dy herë, me Dukagjin Gashin, në minutën e 51', dhe Otto Juhn, në minutën e 70'.
Skuadra e Dukagjinit pas fitores arrin kuotën e pesë pikëve, nga nëntë ndeshje, teksa renditet në vendin e fundit.