Ndeshja Fushë Kosova - Dukagjini, nisi me një orë me vonesë.
Kjo lojë i takoi skuadrës nga Klina, që fitoi me rezultat 1:2.
Ebrima Jatta kaloi mysafirët në epërsië në minutën e 11-të, kurse shtatë minuta më pas, Bujar Shabani e dyfishoi epërsinë.
Fushë Kosova arriti që ta ngushtojë epërsinë me golin e Sinan Sinanoviq, në minutin e 59-të.
Me këtë fitore, Dukagjini tani shkon në kuotën e 42 pikëve në vendin e gjashtë, kurse Fushë Kosova mbetet me 20 pikë në vendin e parafundit.
Fushë Kosova edhe matematikisht i ka humbur gjasat për mbijetesë.
Loja u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali.
Ndeshja ishte paraparë të luhet në Lipjan, por komuna ka marrë vendim që ekipet e tjera të mos i zhvillojnë ndeshjet në këtë stadium.
Fushë - Kosova, ishte e vlefshme për javën e 33-të të Superligës së Kosovës në futboll.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.