Lajmet e fundit

Dukagjini ka shënuar fitore ndaj Drenicës, me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Otto John, në minutën e 11’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Arber Shala, me një gol në minutën e 47’ vulosi fitoren e Dukagjinit.