Dukagjini e ka mposhtur Llapin me rezultat të thellë prej 3:1 në xhiron e gjashtë të Superligës së Kosovës.
Të parët që kaluan në epërsi ishin llapjanët me Gnapin i cili realizoi në minutën e 13-të të takimit, por vendasit u kthyen në lojë me Isufin i cili barazoi pak sekonda para se të mbyllej pjesa e parë.
Në minutën e 76-të gjërat u komplikuan për Llapin, pasi Merlaku arriti që ta kalonte për herë të parë Dukagjinin në epërsi.
Ndërsa, goditjen finale Llapit ia dha Zulfiu në minutën e 88-të të takimit i cili realizoi për rezultatin përfundimtar, njofton Klankosova.tv.
Gjatë ditës ështëluajtur edhe ndeshja në mes Gjilanit dhe Drenicës, e në fund ishte dramatike ku drenicakët e befasuan Gjilanin me një gol në minutën e 96-të të ndeshjes.
Me këto rezultate, Dukagjini gjendet në vendin e parë me 13 pikë, kurse Llapi në vendin e fundit në tabelë me vetëm tri pikë. Në anën tjetër, Drenica pozicionohet e treta me 11 pikë, kurse Gjilani në vendin e pestë me shtatë sosh.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.