Lajmet e fundit

Dukagjini ka barazuar me Llapin pa gola në Klinë, në kuadër të xhiros së 11-të, në Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ani se kishte raste për shënim.
Edhe pjesa e dytë thuajse ishte përsëritje e së parë, dhe në fund dy skuadrat u pajtuan me një barazim.
Dukagjini pas barazimit renditet në vendin e gjashtë me 13 pikë, teksa Llapi në pozitën e tretë me 20 sosh. /Klankosova.tv.