Lajmet e fundit

Të mësoni se si të punoni me shtiza a me grep, duhet të jetë në krye të Top-Listës suaj për gjërat që duhet të bëni në të ardhmen.
Nëse mendoni se puna e dorës ka dalë jashtë mode, e keni gabim.
Shtizat dhe grepi nuk janë vetëm për gjyshe. Nëse shihni vitrinat dhe tërhiqeni pas trikove dhe pulovrave aq të bukura të thurura, dhe e dini shumë mirë se dhe gjyshja juaj mund t'i bëjë ato, nuk jeni kurioze të mësoni dhe ju?!
Të mësosh si të thurësh ka një sërë përfitimesh. Ju jep një ndjenjë krenarie, meqë jo shumë njerëz dinë se si të thurin. Në një bisedë mes miqsh tek ju përmendni që një shall a kapuç e keni bërë vetë, të gjithëve do t’i bëjë përshtypje një gjë e tillë.
Ka të njëjtat përfitime si të meditimit, shkruan living. Lehtëson simptomat e ankthit, stresit dhe depresionit. Lëvizjet ritmike dhe ndjenja e fokusimit mund të ndihmojë të hiqni mendjen nga simptomat e ankthit, depresionit dhe stresit.
Të ndenjurit ulur në qetësi tek thurni, ul presionin e gjakut . Të punosh me shtiza ndihmon në parandalimin e artritit. Ashtu si ju duhet të përdorni trurin tuaj për ta mbajtur atë të shëndetshëm, po ashtu duhet t’i përdorni nyjet për t'i mbajtur ato të shëndetshme. Puna me shtiza nuk kërkon forcë, por thjesht vendos në lëvizje duart tuaja dhe kjo është një gjë e mirë.