Lajmet e fundit

Tashmë është e ditur që duhanpirja gjatë shtatzënisë mund të dëmtoj foshnjat e pa-lindura.
E sipas hulumtimeve të reja është bërë e ditur që efektet negative mund të zgjasin edhe në moshën e adoleshencës tek fëmijët.
Konsumimi i duhanit, më parë i lidhur me lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të foshnjave, gjithashtu mund të shkaktoj probleme në sjellje në moshën e adoleshencës.
Sipas studimit të realizuar ne Boston, mjaftojnë dhjetë cigare në dite për të shkaktuar këto dëme.
Ky studim, i cili është publikuar në Drug and Alcohol Dependence, është i pari që ka analizuar efektet afatgjate të ekspozimit të foshnjave ndaj duhanit.
Megjithatë edhe pse këto rreziqe janë mjaft të njohura rreth 12% të nënave shtatzënë në Britani dhe deri ne 20% të tyre në SHBA, konsumojnë duhanin kështu duke vënë veten dhe fëmijët në rrezik.