Lajmet e fundit

Keith Urban dhe Nicole Kidman kanë realizuar një duet shumë të ëmbël.
Në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Vajzës, çifti është ulur së bashku në pianon e tyre për të interpretuar një version shumë të bukur të këngës së njohur të këngëtarit të muzikës country, “Female”.
Urban ka shpërndarë videon në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar se ky moment i veçantë në shtëpinë e tyre është xhiruar nga dy vajzat e çiftit, Sunday (10) dhe Faith (7), transmeton Klan Kosova.
https://www.instagram.com/p/BozKFN4laYt/?utm_source=ig_embed
Kidman është pjesë e kësaj kënge si zë i dytë në versionin e studios, por asnjëherë nuk e ka performuar këtë këngë bashkë me bashkëshortin e saj, në publik.
“Nga të gjitha këngët që mund të këndonte ajo, kjo ishte e duhura”, kishte thënë Urban për E! vitin e kaluar.
Kombet e Bashkuara kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzës që nga viti 2012, për të promovuar fuqizimin e vajzave dhe për të nxjerrë në pah sfidat e ndryshme me të cilat ballafaqohen vajzat anembanë botës në kërkesën e tyre për t'u trajtuar në mënyrë të barabartë, për t'u arsimuar dhe për të arritur potencialin e tyre të plotë.
Kidman është Ambasadore e Vullnetit të Mirë në UN Women që nga viti 2006.