Bashkimi pret në "Sezai Surroi" GO+Pejën në sfidën që vë përballë dy skuadrat e pamposhtura në elitën e basketbollit kosovar.
Të dy ekipet kanë arritur nga 5 fitore në 5 ndeshjet e para të kampionatit.
Bashkimi në ndeshjen e fundit arriti të fitonte 64-74 në udhëtim te Golden Eagle Ylli, ndërsa GO+ Peja triumfoi në kryeqytet 90-95 ndaj Sigal Prishtinës.
Bashkimi në mesjavë ishte i angazhuar edhe në arenën evropiane, përballë skuadrës italiane Reggiana të cilën e mposhti 77-76, duke arritur fitoren e dytë nga pesë ndeshje në FIBA Europe Cup, transmeton Klankosova.tv.
Ndeshjen Bashkimi - GO+ Peja mund ta ndiqni në platformën Artmotion në kanalin Sport 2 me fillim nga ora 19:00.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.