Një ditë të mbushur me emocione sportive e gjeni edhe sot në Art Motion!
Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, dy ndeshje do zhvillohen paralelisht nga ora 15:00.
Vëllaznimi pret Drenicën në një duel interesant që transmetohet në Sport 1 me komentim nga Naim Selmani.
Ndërsa ndeshjen mes Trepçës dhe Trepçës ’89 - përballjen e zjarrtë mes rivalëve të qytetit, do mund ta ndiqni direkt në Sport 2 të komentuar nga Lirim Peci, njofton Klankosova.tv.
Nga ora 19:00, tifozët e Superligës turke do të mund të ndjekin ndeshjen Galatasaray - Bodrum, që transmetohet në kanalin e parë të platformës kryesore shqiptare Art Motion.
Më vonë, duke filluar nga ora 21:00, Espanyol përballet me Getafen në La Liga, ku mund ta ndiqni poashtu në S1 me komentim të Andi Shabanit.
Ndërkohë, në Ligue 1, Rennes dhe Nantes do të përballen në një ndeshje mjaft të rëndësishme për ecurinë e sezonit - me fillim nga ora 20:45 dhe drejtpërdrejt në Kujtesa.
Për adhuruesit e basketbollit, ora 19:00 sjell dy përballje kyçe, njofton Klankosova.tv.
Në Superligën e Femrave, luhet finalja e katërt mes Pejës 03 dhe Bashkimit, ku gjithçka është në lojë për titullin kampion. Kjo ndeshje transmetohet në S2 me komentim nga Ulpiana Emra.
Po në të njëjtën kohë, në Superligën e meshkujve, në kuadër të Play Out-it zhvillohet ndeshja e dytë mes Borës dhe KEK-ut, në S3./Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.