Lajmet e fundit

48 ekipe nga e gjithë Europa do të luftojnë për këtë trofe.
Mesditën e së premtes, në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti i Europa Ligës për fazën e grupeve.
Shorti evitoi një përplasje mes dy pretendentëve të këtij sezoni Manchester United dhe Inter.
Manchester United është vendosur në grupin A së bashku Fenerbahcen e Turqisë, Feynoord-in e Holandës dhe Zorya-n e Ukrainës.
E Interi duhet ta ketë të lehtë synimin për të kaluar si i pari i grupit, njofton Klan Kosova.
Zi e kaltrit do të përballet me Sparta Pragën, Sauthemptonin dhe ekipin izraelit Hapoel Shiva.
Roma është në grupin E, së bashku me Austrinë e Vjenës, Viktoria Plzen dhe rumunët e Astras.
Sezoni i ri i Europa Ligës do të startojë me 15 shtator dhe vetëm 2 skuadrat e para të grupeve do të kalojnë në fazën tjetër.
Finalja e madhe e këtij kompeticioni do të luhet majin e ardhshëm në “Friends Arena” të Stokholmit.
Kronikën e plotë e ka përgatitur Valon Rashiti.