Lajmet e fundit

Babai Sebastian Luczywo ka treguar se bashkë më të bijën Kaja janë futur në një “duel” të hapur.
Ndryshe, Kaja ka sindromin Down ndërsa babai i saj është një fotograf profesional i cili ka treguar se ka qenë pikërisht vajza e tij që ka pasur këtë iniciativë derisa ishte në një udhëtim me shkollën në shtator.
Luczywo ka thënë se ai ka pritur që e bija e tij të sjellë shumë fotografi, ndoshta me qindra por për çudinë e tij ajo ka sjellur vetëm 5 fotografi për të cilat ka pasur edhe një spjegim duke thënë se janë memoriet më interesante, transmeton Klan Kosova.
“Pesë fotografitë që Kaja ka bërë janë një zbulim i vërtetë. Secila prej kornizave të përshkruara kanë vetëm kujtimet më të rëndësishme të bijës sime nga udhëtimi: një foto (marrë në autobus) të fushave duke ikur, një pamje të detit nga ishulli, një foto e detit vetë, një pamje të një reje në formën e një engjëlli (Kaja më tha se ajo e pa engjëllin e saj mbrojtës në retë) dhe një foto të një akullore në një meshë” ka thënë ai.
Luczywo është shprehur se duke pasur përballë fotot e të bijës ka kuptuar se në artin e fotografisë është më e rëndësishme të fokusohesh në tregimin e stories mbi gjithçka.