Gazetari Faton Mehmeti ka hedhur dyshime për një takim të mundshëm mes Duda Baljes dhe Milan Radojiçiqit, duke sugjeruar se mund të ketë një ndikim të fortë nga pala serbe në politikat e Duda Baljes.
Mehmeti ka komentuar situatën politike dhe veprimet e fundit të Baljes lidhur me kërkesën e saj për krijimin e një komune të veçantë boshnjake, njofton Klankosova.tv.
“Radojiçiq ka ndikim te komunitetet tjera. Duda po luan me dy karta. E njëjta është që pasardhësja e asaj që ka qenë në krye të komunitetit boshnjak kishte kërkuar krijimin e komuniteteve boshnjake të veçanta. Duda ka dalë dhe ka thënë: ‘Shqiptarë, mbrojeni, mos e bëni një gjë të tillë’. Tash, kjo vet po kërkon një komunë boshnjake, kërkon diçka të ngjashme me Asocacionin”, ka thënë Mehmeti, në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova.
Ai shtoi se nuk është i sigurt por mund të ketë pasur një takim Balje-Radoiçiq.
“Nuk jam i sigurt, por si gazetar, kam të drejtën të bëj një deduksion, dhe mendoj se mund të ketë pasur një takim mes Duda Baljes dhe Radojiçiqit”, u shpreh ai, transmeton Klankosova.tv.
Ndiqni detajet, në videon vijuese:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.