Lajmet e fundit
Strategu spanjoll ka thënë se ka sfiduar kundërshtarin kinez dhe se e do trofeun e Botërorit të Klubeve me çdo kusht.

Barcelona është gati për debutimin e saj në Botërorin e Klubeve.
Këtë të enjte, në Japoni, katalanasit do të sfidojnë Guangzhou Evergranden në gjysëmfinalet e këtij kompeticioni, një sfidë kjo që për asnjë moment trajneri i Barcës, Luis Enrique nuk e konsideron të lehtë.
Përballë kampionëve të Azisë që drejtohen nga ish trajneri i Brazilit Luiz Felipe Scolari, numri i 1 i stolit të Barcelonës pret një ndeshje shumë të fortë në aspektin fizik.
"Edhe pse luajmë përballë një ekipi kinez, për ne kjo është si cdo ndeshje tjetër normale".
"Kemi ndjekur me vëmendje tre ndeshjet e tyre të fundit dhe e kemi analizuar Guangzhou si çdo rival tjetër si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. I respektojmë ata pasi nuk janë vetëm një ekip që luajnë një futboll fizik por janë të zotë edhe në kontrollin e topit".
"Goulart është lojtari i tyre më i mirë por kanë në ekip edhe futbollistë brazlianë të tjerë shumë cilësorë si Elkesson, Robinho e Paulinho. Përballë Club Americas, Guangzhou e meritoi kualifikimin. Ndaj tyre do të zhvillojmë një ndeshje të vërtetë dhe për ne nuk do të jetë një mision i thjeshtë avancimi në finale”.
Më pas Luis Enrique nënvizoi se Barcelona ka mbrritur në Japoni për të fituar një tjetër trofe që për blaugranat është shumë i rëndësishëm.
Ndërkohë që dha një mendim edhe për gjëndjen e sulmuesit brazilian Neymar.
” Ne duam ta fitojmë me cdo kusht këtë trofe, pasi rrallëherë të jepet shansi për ta bërë diçka të tillë. Me fitimin e Botërorit të klubeve do të mbyllnim në mënyrën më të mirë një vit të jashtëzakonshëm për ne".
"Neymar po vazhdon me procesin e riaftësimit. Nuk duam të rrezikojmë me të do të vendosim vetëm pas gjysmëfinales gjithmonë nëse kualifikohemi nëse ai do të luajë ose jo në finale”.