Këngëtarja nga Prishtina, me famë botërore, Dua Lipa ka thyer rekordin e radhës.
Ajo është shpallur artistja e parë femër që ka pesë këngë me mbi 1 miliard klikime në shërbimin e transmetimit muzikor Spotify.
Këtë e ka bërë të ditur faqja e klasifikimeve zyrtare muzikore Chart Data, përmes një njoftimi në twitter.
“Dua Lipa, artistja e parë femër me 5 këngë me mbi 1 miliard transmetime Spotify”, thuhet mes tjerash.
Pesë këngët e këngëtares së famshme që kanë mbi 1 miliard klikime në Spotify janë: New Rules, One Kiss, IDGAF, Don’t Start Now dhe Levitating.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.