Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa i dhuroi fansave një paraqitje surprizë nga Jamiroquai, teksa performoi në koncertin e saj në stadiumin Wembley.
Duke sjellë në skenë vokalin e grupit, Jay Kay, për një performancën e hitit të tij të vitit 1996, Virtual Insanity, Dua tha se ai ishte "një pionier i madh për muzikën britanike".
Performanca e tyre erdhi në gjysmë të një shfaqjeje mahnitëse dy-orëshe, ku Lipa këndoi hite si Physical, One Kiss, Neë Rules dhe Levitating.
[caption id="" align="alignnone" width="480"]

Getty Images Jay Kay nga Jamiroquai këndon me Dua Lipën në stadiumin Wembley[/caption]
"Ky është një moment shumë, shumë i rëndësishëm për mua", u tha ajo 70 mijë fansave të saj. / Klankosova.tv
[caption id="" align="alignnone" width="480"]

Getty Images, Dua Lipa e veshur me një kostum të bardhë me dantella[/caption]
[caption id="" align="alignnone" width="480"]

Getty Images, Dua Lipa dhe balerinët e saj qëndrojnë në formacion gjatë shfaqjes së saj në stadiumin Wembley[/caption]
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.