26.01.2020 · përditësuar para 2353 dite1 min lexim
Këngëtarja kosovare, Dua Lipa, dhe modeli, Anwar Hadid, janë bashkë që nga korriku i vitit të kaluar.
Ata mbrëmë ishin nën shoqërimin e njëri-tjetrit në eventin Pre-Grammy Gala të producentit të famshëm amerikan Clive Davis, si ky event mbahen edhe disa të tjerë të cilët i paraprijnë Grammy Awards 2020.
24 vjeçarja pati të veshur një xhaketë ngjyrë të zezë me material të lëkurës të shoqëruar me një palë çizme të gjata. Ndërsa i dashuri i saj pati të veshur një këmishë të bardh dhe pantallona ngjyrë hiri.
Lipa vitin e kaluar ishte shqiptarja e parë që pati fituar ndonjë herë çmime Grammy, këtë vit ajo nuk është e dominuar në asnjë kategori.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.