“Është një skenë shumë e madhe, prandaj mendoj se do të jetë shumë qejf. Dua të mos tregoj shumë por do të jetë një festë e çmendur dhe të gjithë tifozët do të kërcejnë", tha ajo
08.05.2018 · përditësuar para 3007 dite1 min lexim
Dua Lipa ka premtuar të japë paraqiten më të çmendur të historisë të finaleve të Ligës së Kampionëve.
22-vjeçarja do të bëjë spektakël në NSC Olimpiyskiy Stadium të Kievit, më 26 maj para ndeshjes me Liverpool dhe Real Madrid.
Ajo është betuar të sjellë në skenë fuqinë femërore dhe të na mbajë të gjithëve të ndezur, teksa ka premtuar shumë surpriza.
Duke folur për Press Association, këngëtarja ka shpjeguar se po pret me padurim të bëjë gjëra që nuk i ka bërë në skena të tjera.
“Është një skenë shumë e madhe, prandaj mendoj se do të jetë shumë qejf. Dua të mos tregoj shumë por do të jetë një festë e çmendur dhe të gjithë tifozët do të kërcejnë", tha ajo.
“Është një paraqitje aq e madhe, pikërisht ashtu siç kërkoj unë pasi dua të përmirësohem gjatë gjithë kohës.”
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.