Këngëtarja e njohur kosovare, Dua Lipa, i ka performuar dy këngë të saj në skenën e edicionit të 63-të të festivalit më të njohur të muzikës “Grammy Awards”.
25 vjeçarja i ka performuar këngët “Levitating” dhe “Don’t Start Noë”.
Lipa mori vëmendjen e adhuruesve, të cilët e pëlqyen performancën e saj duke filluar nga këndimi dhe deri tek paraqitja e saj.
Në pjesën e parë ajo e këndoi këngën “Levitating” që është bashëkpunim me artistin DaBaby.
Lipa është nominuar për gjashtë kategori në “Grammy Awards”, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=q3xoI-z61QI
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.